6.05.2025 - AKTIVITET TRAJNUES: “Dëmi që rrjedh nga mjetet motorike dhe aksidentet rrugore. Sigurimi i detyrueshëm dhe marrëdhëniet midis shoqërive të sigurimit dhe palëve të përfshira në aksident.”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 6 maj 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Dëmi që rrjedh nga mjetet motorike dhe aksidentet rrugore. Sigurimi i detyrueshëm dhe marrëdhëniet midis shoqërive të sigurimit dhe palëve të përfshira në aksident.”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga:

Eksperte: Marsela Dervishi

Lehtësues: Alfred Hasanaj

Qëllimi i këtij trajnimi është: Të rriten njohuritë e gjyqtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në lidhje me trajtimin e rasteve të shpërblimit të dëmit qe rrjedh nga aksidentet rrugore, duke u njohur edhe me praktikën gjyqësore në këtë fushë, si dhe provat shkencore.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:

  • Dëmi që rrjedh nga mjetet motorike dhe aksidentet rrugore;
  • Sigurimi i detyrueshëm dhe marrëdhëniet midis shoqërive të sigurimit dhe palëve të përfshira në aksident;
  • Figurat e dëmit dhe mënyra e llogaritjes së shumës së dëmshpërblimit sipas ligjit të posaçëm;
  • Legjislacioni i zbatueshëm në rastet e dëmeve që rrjedhin nga aksidentet. Risitë e ligjit 32/2021 "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit;
  • Prova shkencore “Kutia e zezë e automjeteve, Airbag Control Module;
  • Programet kompjuterike që përdoren për rindërtimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë.